Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos do vazhdojë me ekipin e tij.
Gjermani ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në qershor të këtij viti, por do vazhdojë edhe me tej me gjigantin spanjoll.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle ‘Marca’.
Sipas tyre gjermani tashmë ka vendosur dhe do jetë në ‘Santiago Bernabeu’ së paku edhe deri në vitin e ardhshëm.
Carlo Ancelotti ishte ai që kërkoi rinovimin e tij dhe drejtuesit e klubit janë të lumtur që Kross pranoi.te
Kujtojmë që u përfol gjithashtu se një pensionim i mesfushorit gjerman mund të ndodhë këtë vit, por ‘Marca’ gëzon tifozët teksa njofton se nuk do ketë diçka të tillë.
Përveç Kroos edhe Luka Modric pritet të vazhdojë me Realin.