Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Alban Ajeti shpallet hero i Universitetit të Tetovës, Kurti: Mori diplomën e dëshmorit

    14/04/2023 18:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Universiteti i Tetovës ka shpall hero dëshmorin Alban Ajeti në përvjetorin e 24-të të rënies së tij. Në akademinë përkujtimore të jetës dhe veprës së tij, u vlerësua lart figura e luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili la studimet për t’u bashkuar në luftimet kundër forcave serbe në Zhegoc të Epërm të Gjilanit, ku edhe ra dëshmor.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sot po kujtojnë veprën e heroit, Alban Ajeti, itineraret e të cilit, bashkë me ato të dëshmorëve të tjerë, ndërtojnë hartën e lirisë së kombit.

    Ai tha se shtigjet e hapura nga dëshmorët e lirisë, duhet të mbahen gjithmonë të hapura.

    “Itineraret e rrugëve që kanë ndjekur dëshmorët, e ndërtojnë hartën e lirisë së kombit, në të cilën çdo vend dhe çdo udhë, duhet regjistruar dhe shënjuar me përpikëri! Janë pikërisht këto shenja, ato që na kërkojnë që për të kujtuar një dëshmor nga Gjilani, të vijmë prej Prishtinës këtu në Tetovë. Nëpër rrugët e lirisë, shpesh herë, dëshmorët janë njëkohësisht edhe shtrues rrugësh edhe udhëpërshkrues. Është detyrë e jona pastaj, që shtigjet e hapura nga dëshmorët e lirisë, t’i mbajmë gjithmonë të hapura, për çka është e nevojshme që ato shtigje të shkelen dhe vendet ku shpien ato të vizitohen kohë pas kohe e sa më shpesh. Ka shumë mënyra për të ndjekur rrugët e bëra nga heronjtë dhe dëshmorët: nga të mësuarit për idealet e tyre, e deri te pasimi i atyre idealeve. Në rastin e dëshmorit Alban Ajeti ne mund të orientohemi në veprën dhe jetën e tij përmes fjalëve të vetë Albanit, ashtu siç ai i ka artikuluar dhe radhitur në poezitë e tij, të cilat ai i shihte mjaftueshëm të rëndësishme sa për t’i ruajtur deri në fshehtësi”, tha ai.

    Kreu i ekzekutivit tha se Alban Ajeti këmbeu statusin e studentit me atë të luftëtarit të lirisë, duke marrë ‘diplomën e dëshmorit’.

    “Vërtetë, jetët e dëshmorëve janë prerë nëpër beteja, por zgjatimet e tyre shtrihen nga e kaluara e kohës së luftës drejt të tashmeve tona, në pafund forma, sikur sot këtu në Tetovë, që jemi mbledhur ta kujtojmë veprën e Alban Ajetit, studentit të Universitetit të Tetovës, poetit kronist nga Gjilani dhe “Pëllumbit” dëshmor të UÇK-së. Njëmend, Albani nuk arriti t’i përmbyllte studimet për farmaci dhe nuk arriti të merrte diplomë nga Universiteti i Tetovës, sepse koha ia kërkoi që statusin e studentit ta këmbente me atë të luftëtarit të lirisë. Por, pikërisht duke luftuar për lirinë e Kosovës, ai e mori diplomën e dëshmorit të kombit, diplomë që asnjë universitet në botë nuk mundet ta lëshojë, e të cilën Albani e mori nën emblemën e UÇK-së. Është pikërisht kjo diferencë, ajo që e bën historinë dhe ajo që na ka mbledhur bashkë sot këtu, për të kujtuar Albanin dhe shokët e tij në armë”, u shpreh Kurti.

    Vëllai i dëshmorit, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti tha se brenga e Albanit ishte çlirimi i Kosovës.

    “Brengat e vet Albanit përmblidheshin në një qëllim, në çlirimin e Kosovës. Kjo brengë i mori edhe jetën Albanit, sikurse edhe shumë ushtarëve të tjerë të UÇK-së, të cilët duke luftuar deri në vdekje u vetëflijuan rrugës për lirinë e Ksoovës. Këtë brengë albani e la të shkruar në poezi, vetëm disa muaj pa rënë dëshmorë, po e citoj: ‘Atdheun do ta nderoj me vdekjen për të, e mos më qani mua atë ditë, se detyrën duhet ta kryej, veç buzën në gaz mbajeni, shokë e familje’… Brenga e Albanit, u realizua më pas, nga luftëtarët e tjerë të UÇK-së, që e vazhduan luftën e disa prej të cilëve e vazhduan rrugën edhe më tutje duke u bërë bartës të proceseve të shtetndërtimit të Republikës të Kosovës… Kurse brengën e ruajtjes së kujtimit për të dhe shokëve të tij, shpresojmë që do ta dimë ta bartim me kujdes nga një brez në tjetrin”, tha Ajeti derisa shprehu mirënjohjen dhe konsideratën e familjes për respektin dhe nderimin që i është bërë të vëllait.

    Për të nderuar jetën dhe veprën e heroit Alban Ajeti, në këtë akademi përkujtimore morën pjesë përfaqësues të shumtë të institucioneve, familjarë e personalitete të ndryshme.

    Derisa u kthye nga Tetova në Gjilan dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Alban Ajeti vazhdoi të shkruante poezi për Gjilanin, për Kosovën, për luftën dhe vdekjen për atdhe, për Bekim Berishën dhe për Adrian Krasniqin, si dhe për pranverën e lirisë, që ai vetëm sa ia njohu ditët e para. Kjo meqë më 15 prill 1999, Alban Ajeti u vra në luftime me forcat serbe në Zhegoc të Epërm, duke rënë dëshmor për liri.

    Me nofkën “Pëllumbi”, Alban Ajeti kishte luftuar i veshur me uniformën e UÇK-së si luftëtar i Brigadës 171 “Kadri Zeka”, në Zonën Operative të Karadakut, bashkë me Pajazit Ahmetin, Sali Mustafën, Fadil Rashitin, Skender Veselin, Raif Musliun dhe shumë ushtarë të tjerë të të njëjtit betim e të së njëjtës uniformë

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinasja e “dashuruar” pas motorrave, 24-vjeçarja: Nuk martohem me vello por me miniq, e hypi edhe vjehrren në motorr

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Të Fundit

    Zjarri i madh në Corroticë të Preshevës, Sinani: Flakët janë përhapur me shpejtësi

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.