Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Shkollës së Mesme “7 shtatori” në Prishtinë, shkruan GazetaDemos.
Këtë e ka bërë të ditur Krenar Xhaferi, Drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës.
Sipas tij investimet e tilla japin vlerë ndërsa punimet do të bëhen me standardet më të larta,
Postimi i drejtorit Xhaferi:
Një super lajm për Kryeqytetin dhe për nxënësit e qytetit tonë!
Së bashku me Kryetarin Perparim Rama dhe drejtoreshën Besianë Musmurati, filluam punimet për ndërtimin e Shkollës së Mesme “7 shtatori” në Prishtinë.
Investimet e tilla japin vlerë. Punimet do të bëhen me standardet më të larta. Identiteti i kësaj shkolle do të mbetet i veçantë!
Vazhdojmë hapërimin prej projektit në projekt!
DIKMK
/Demos/