Gazetari Valon Syla është shprehur se e ka kritikuar Hoxhë Mazllam Mazllamin për shkak të sjelljes së tij sikur të ishte “pjesë e showbizit”.
Ai ka thënë se sjellja e hoxhallarëve dhe kryemyftiut Naim Tërnava nuk u ngjan personave fetarë.
Pasi ka dëgjuar këtë deklaratë, Hoxhë Mazllumi e ka quajtur Sylën i shkret, pasi sipas tij ai nuk e kupton jetën e predikimit.
“I shkret është shihet se është i shkret, nuk e kupton jetën e predikimit. Këto janë rishpikje dhe rishpifje, e më ka ulur edhe çmimin e mercedesit”, ka thënë Hoxhë Mazllumi në Debat Plus.
I pyetur nëse e ka blerë makinën me para hallall, Hoxhë Mazllami ka thënë se i kanë treguar miqtë se i kanë mbledhur paratë bashkë për t’i bërë surprizë.
“Vëllazërisht më thanë se kanë mbledhur para për një surprizë timen dhe dhe po janë para hallall”, ka thënë ai.
@gazetademos #valonsyla #mazllammazllami #hoxha #prizren #debat ♬ original sound – GazetaDemos