Mesfushori kroat i Chelsea, Mateo Kovaçiç, ka folur për “Sky Sports” para ndeshjes kudnër Real Madrid e cila do të luhet sot në mbrëmje në orën 21:00, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.
“Është bukur të kthehesh në “Bernabeu”, ne kemi luajtur tashmë shumë herë kundër tyre.
Është një ndeshje shumë e vështirë, nuk jemi në një moment të mirë, në futboll një ndeshje mund të ndryshojë gjithçka.
Duhet të përgatitemi mirë dhe të kemi një ndeshje të madhe.
Modriç? Ai lëviz mirë në fushë, më befason, ndihet si fëmijë kur luan futboll, prandaj është ende në krye edhe pse është në moshë të madhe. Kur fiton, ai ndihet si një fëmijë, është një fenomen, ne kroatët jemi të lumtur që kemi një lojtar si ai.
Për mua është një lojtar i jashtëzakonshëm, është kapiteni ynë, miku im, jemi shumë të afërt, kam parë shumë gjëra që bën në fushë dhe jashtë saj, ai është shëmbull.
Nuk është e rastit që ai luan kështu në këtë moshë”, është shprehur Kovaçiç.