Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Dorëzohet presidenti i Napolit: Osimhen nuk luan nesër

    11/04/2023 14:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Napolit është dorëzuar dhe tregoi që Osimhen nuk luan nesër “Për fatin tonë të keq, Osimhen nuk luan në Milano. Shpresojmë ta kemi të gatshëm në datën 18 në ‘Maradona’”.

    Numri një I Napolit u ka dhënë tifozëve kampan lajmin më të keq të mundshëm vetëm një ditë para takimit mes Milan-it dhe Napolit.

    Ashtu siç preferon të bëjë gjithmonë edhe në këtë rast Aurelio De Laurentiis ka qenë mjaftushëm në qendër të vëmendjes pasi këto fjalë i ka thënë i gjendur përballë një grupi tifozësh në Ischia. Sipas “Repubblica”-s klubi nuk ka hequr dorë nga shërbimet e nigerianit pasi ky i fundit do të jetë pjesë e grupit, i cili do të niset ditën e sotme drejt Milanos. Sipas mediaave italiane fjalën e fundit do ta kenë vetëm mjekët, të cilët nesër në mëngjes do të bëjnë ekzaminimet e fundit dhe vetëm në atë moment do të vendoset nëse nigeriani do të jetë ose jo në fushë.

    Sa i përket zgjidhjeve taktike Spalletti-t i duhet që të improvizojë jo pak. Mendohet se Napoli pa nigerianin në majën e sulmit mund të luaj me 9 fals. Rol ky që do t’i besohej Kvaratskhelia-s, i cili do të mbështetej nga krahët nga lojtarë si Lozano e Politano. Një tjetër mundësi do të ishte aktivizimi i Elmas si “pykë” me Lozano dhe Kvara-n nga krahët.

    Në këtë drejtim më shumë do të kuptohet vetëm pas orës 19:00 të ditës së sotme kur në “San Siro” do të paraqitet Spalletti. Ndërsa ndeshja  do të transmetohet direkt në RTSH 1 të mërkurën në mbrëmje.

    Artikuj të ngjashëm

    Bayerni piketon Osimhen për sulmin, ofron në këmbim Sadio Mane

    Të Fundit

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.