Tre persona janë lënduar dje si pasojë e rënies së ashensorit në njërën nga ndërtesat në lagjen “Emshir” në Prishtinë, shkruan GazetaDemos.
Lajmin për Gazetën Demos e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se në ashensor kanë qenë nëntë persona.
“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në lagjen “Emshir” në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor”, tha Ahmeti. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin. /Demos