Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Klop: Arsenali duhet të jetë i kënaqur me një pikë

    10/04/2023 09:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Liverpool dhe Arsenali kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare në “Anfield”, ku në fund nuk pat fitues pasi skuadrat luajtën baras 2-2. Lideri aktual i Premier Ligës, Arsenali pati epërsi prej dy golave, por vendasit u rikthyen në lojë duke barazuar gjithçka me anë të Mohamed Sallahut e Roberto Firminjos.

    Vlen të theksohet se në këtë duel për “The Reds” penalltinë e humbi egjiptiani Sallah që gjuajti jashtë portës. Trajneri gjerman i Liverpulit, Jurgen Klopp e ka cilësuar ndeshjen ndaj Arsenalit si spektakolare, derisa tha se për mysafirët një pikë e fituar në “Anfield” është shumë e mirë.

    “Ishte një ndeshje e hapur, plotësisht e hapur. Ata shënuan në situatën e parë që patën dhe më pas bënë të dytin. Reagimi ynë ishte pozitiv. Ishte një lojë spektakolare në fund”, deklaroi Klopp për “Sky Sports”.

    “Arsenali bëri mirë, por duhej të humbiste, një pikë për ta është shumë e mirë. Kishim disa mundësi për të shënuar, por nuk arritëm të finalizonim si duhet. Ai gol i shpejtë i ndihmoi shumë. Ishte ambient i pabesueshëm”, tha Klopp.

    Tutje Klopp tha se dominuan dhe më e pakta që merituan nga kjo sfidë ishte një pikë, pasi kanë mundur ta fitojnë krejt ndeshjen.

    “Papritmas, ne po dominonim lojën, e meritonim të paktën një pikë. Nëse Konate do të përdorte kokën në rastin e fundit, do të ishte gol. Ndoshta ka rrëshqitur. Ai kishte mundësinë për të na dhënë fitoren”, u shpreh Klopp.

    Artikuj të ngjashëm

    Arsenali siguron çerekfinalen e Champions-it, turpëron PSV-në në shtëpi

    Formacionet zyrtare: Arsenal – Liverpool

    Arsenali po përshpejton për transferimin e Tielemans

    Të Fundit

    Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

    PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës për Lipjanin

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Milishevci – Bukuritë që Shërojnë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.