Kryeminisrti i Kosovës,Albin Kurti është pritur në takim nga ambasador i Francës në Kosovës, Oliver Guerot dhe një delegacion nga senati francez, shkruan GazetaDemos.
Kurti në takim ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në organizata ndërkombëtare.
“Kryeministri Kurti falënderoi senatorët francezë për mbështetjen që Republika e Francës i ka dhënë Kosovës përgjatë gjithë etapave, nga çlirimi, pavarësimi, e deri te shtet ndërtimi dhe konsolidimi ndërkombëtar. Ai i informoi delegacionin francez rreth zhvillimeve në Kosovë, çështjes së dialogut me Serbinë, si dhe rreth sfidave të aspektit të sigurisë, që kërcënojnë rajonin dhe vendin tonë. Kryeministri foli për fokusin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e sektorit të Mbrojtjes dhe sigurisë, arsimit, bujqësisë dhe energjisë. Theks të veçantë vendosi te rritja e investimeve të huaja në Kosovë dhe veprimet e hapat, që Qeveria ka ndërmarrë për mundësimin e këtyre investimeve”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu është diskutuar edhe mbi situatqne luftës në uKrainë dhe çështjen e sigurisë në vend.
Në takimin me senatorët dhe darkën e shtruar nga ambasadori francez, kryeministri Albin Kurti u shoqërua nga deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, Arbëresha Kryeziu Hyseni, këshilltari i kryeministrit për mbrojtje dhe siguri, kolonel Ejup Maqedonci, si dhe Elvis Hoxha.