Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjykata Speciale i rekomandon Kosovës të krijojë mekanizëm për kompensimin e viktimave

    06/04/2023 14:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas shqiptimit të zhdëmtimit prej 207 mijë eurosh ndaj viktimave në rastin e Salih Mustafës, trupi gjykues në Dhomat e Specializuara i ka rekomanduar Kosovës krijimin e një mekanizmi, për zhdëmtimin e viktimave, në rastet kur të akuzuarit nuk janë në gjendje të paguajnë.

    Në rastin Mustafa, trupi gjykues konstatoi se atij i mungojnë mjetet financiare për zbatimin e urdhrit, andaj vendosi që si shtojcë të këtij urdhri të lëshojë një vendim për urdhërimin e dorëzimit të të dhënave dhe dokumenteve, në lidhje me zotin Mustafa, për të parë nëse pasuria aktuale e tij mund të përdoret për zbatimin e pjesshëm të këtij urdhri.

    Krye gjykatësja ftoi kryetaren e Dhomave të Specializuara të caktojë një autoritet gjyqësor, përgjegjës për monitorimin e vënies në jetë dhe zbatimin të urdhrit për zhdëmtim në rastin Mustafa.

    Megjithatë, nëse përmes këtyre përpjekjeve nuk arrihet zbatimi i zhdëmtimit, krye gjykatësja i rekomandoi Kosovës krijimin e një mekanizmi të ri për zhdëmtim.

    “Trupi gjykues vuri re faktin se Kosova nuk ndërmori asnjë hap nga ana e saj për t’u përgatitur konkretisht për nevojën për t’u mundësuar zhdëmtimin e viktimave të krimeve, të përfshira në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Trupi gjykues gjithashtu theksoi se Kosova parashikoi nevojën për të mbështetur financiarisht mbrojtjen e të dyshuarit dhe të akuzuarve për Dhomave të Specializuara. Gjithashtu vërejti se legjislacioni i Kosovës që trajton dëmin dhe lëndimet e pësuara në kontekstin e luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 u referohet ekskluzivisht viktimave të forcave të armikut dhe jo të gjitha viktimave të luftës në Kosovë. Për mendimin e trupit gjykues, këto ligje krijuan diskriminim midis viktimave të kësaj lufte. Trupi gjykues bëri të ditur se nuk ka kompetenca për të urdhëruar Kosovën të paguajë dëmshpërblim që u është akorduar viktimave. Megjithatë, trupi gjykues vlerësoi se është e rëndësishme t’i kujtonte Kosovës detyrimet e saj në lidhje me të drejtat e viktimave”, tha ajo.

    “Rrjedhimisht, trupi gjykues i bëri thirrje Kosovës të miratojë ligjet e nevojshme për të krijuar mekanizëm për zhdëmtim, me qëllim kompensimin e plotë të viktimave të krimeve të përfshira në juridiksionin e Dhomave të Specializuara. Sipas trupit gjykues, kjo do të garantonte – brenda sistemit ligjor të Kosovës, një trajtim të barabartë midis viktimave të dyshuarve ose të akuzuarve në proceset e Dhomave të Specializuara”.

    Tutje, trupi gjykues i rekomandoi Kosovës që financimi i një mekanizimi të tillë të bëhet nga buxheti i Kosovës, njëjtë siç është rasti me financimin e mbrojtjes së të dyshuarve të dhe të akuzuarve.

    “Trupi gjykues gjithashtu nënvizoi se në krijimin e një mekanizmi të tillë për zhdëmtim, duhet shqyrtuar mundësia e financimit të tij përmes buxhetit të Kosovës, meqenëse edhe mbrojtja e të dyshuarve dhe të akuzuarve financohet përmes atij buxheti. Trupi gjykues vlerëson se një përdorim i tillë i barabartë i buxhetit të Kosovës do të promovonte mandatin e Dhomave të Specializuara”.

    Krejt në fund, kryegjykatësja rekomandoi edhe opsionin e fundit për zhdëmtimin e viktimave, krijimin e një fondi nga vetë gjykata, ku sipas tyre, Kosova duhet të mbështetet më së shumti nga Kosova.

    “Trupi gjykues rekomandoi krijimin e një fondi, në rast se Kosova nuk i përmbush detyrimet ndaj viktimave në kohë të arsyeshme. Fondi do të duhet të mbështet financiarisht para se gjithash nga Kosova si dhe nga shtetet donatorë të tjerë, të cilat duan të ofrojnë mbështetje viktimave”.

    Gjykata Speciale e ka urdhëruar Salih Mustafën të paguajë 207 mijë euro si zhdëmtim për tri viktimat e tij të drejtpërdrejta dhe pesë jo të drejtpërdrejta.

    Gjykata ka vendosur që viktima 8 të shpërblehen me 30 mijë euro, viktima 9 me 80 mijë euro dhe viktima 10 me 60 mijë euro.

    Po ashtu, viktimat jo të drejtpërdrejta – 5, 6 dhe 12 do të dëmshpërblehen me nga 10 mijë euro, ndërsa viktima 11 me 5 mijë euro. Viktima 13 do të dëmshpërblehet me 2 mijë euro.

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinasja e “dashuruar” pas motorrave, 24-vjeçarja: Nuk martohem me vello por me miniq, e hypi edhe vjehrren në motorr

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Të Fundit

    Gruda, PDK: Avni Dehari e pranoi që në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale

    Egli vishet me dimija e jelek, a bën për nuse në Pavlan?

    Dodik: Qëllimi ynë kombëtar është bashkimi me Serbinë 

    Kjo është dhurata që Shyhrete Behluli i bëri Engjëllushes për kanagjegj

    Koci: Po flas me të gjithë akterët politik privatisht, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët dhe me e rritë angazhimin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.