Sot është liruar i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, Naser Pajazitaj shkruan GazetaDemos.
Për rastin ka reaguar ashpër vëllai i viktimës, Shkëlqimi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky vendim e vërteton edhe njëherë se sa e fëlliqur është drejtësia
“Drejtesia e kosoves edhe njeher vertetoi se sa e fëlliqur eshte, edhe nje here vertetoi se njërzillaku nuk po ekzistojka, e vertetoi qe njerzimi qe punon aty e SHESIN fytyren e tyre per para”, tha ai.
Postimi i plotë i Shkelqim Pajazitajt:
Drejtesia e kosoves edhe njeher vertetoi se sa e fëlliqur eshte, edhe nje here vertetoi se njërzillaku nuk po ekzistojka, e vertetoi qe njerzimi qe punon aty e SHESIN fytyren e tyre per para.
Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as ne Polici, Gjykat e as ne Prokurori kur qe 7 vite nuk kenë ne gjendje me e zbulu te verteten
Keta me shumë jane te interesuar te marin nje page nga shteti sesa te vën drejtesi ne vendin e tyre.
SHTETI po vret.