Pas pesë muajsh pezullim, deputetët e Listës Serbe janë rikthyer sot në Kuvendin e Kosovës, shkruan GazetaDemos.
Por të njëjtit, janë larguar pas pak nga salla. Menjëherë kanë lindur reagime se ata janë dukur në kuvend vetëm për mëditje.
Në të vërtetë kthimi i tyre në Kuvend ishte i “detyrueshëm”, ngase në këtë mënyrë do t’u kalonte mandati.
Prezenca e tyre në Kuvend sot u bë vetëm për të vazhduar mandatin e deputetit edhe për gjashtë muaj.
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca e quajti sjellje të papërgjegjshme në Kuvend veprimin e Listës serbe.
Ai kërkoi nga administrata që të privohen nga mëditjet e sotme.
“Dëshiroj të them që ajo që bëri Lista Serbe sot me ardhjen pas 5 muajsh në Kuvendin e Ksoovës vetëm për t’u nënshkruar është sjellja më e papërgjegjshme që mund ta shohim këtu në Kuvend. Ata qëndruan për më pak se 10 minuta dhe dolën menjëherë, më e pakta që kërkoj sot është që të privohen nga mëditjet e sotme”, tha Konjufca./Demos/