Ani pse ka ditë që ka filluar gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë ose fjalë mbështetëse për të gjykuarit, shkruan GazetaDemos.
Edhe gjatë ditës së sotme, pas prezantimit të strategjisë së Kosovës për Qeverisje Elektronike 2023-2027, Kryeministri Kurti ka zgjedhur të mos deklarohet lidhur me këtë çështje.
I pyetur edhe sot në një komunikatë për media lidhur me opinionin e tij për zhvillimet e fundit në Hagë, Kurti është arsyetuar se i duhet të shkojë në Kuvend, duke mbrojtur kështu heshtjen e tij.
“Më falni, por më duhet me shku direkt në seancë”, tha Kurti para gazetarëve./Demos/