Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    I riu nga Malisheva që u kap me 30 kg drogë, po kërkohej nga Interpoli për grabitje

    06/04/2023 09:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një person është arrestuar dje rreth orës 15:00 në fshatin Llozicë të Malishevës, pasi u kap me mbi 30 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë gjatë një aksioni të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

    Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se i dyshuari është Armend Kastrati, 32-vjeçar, nga fshati Damanek i Malishevës.

    Kastrati ishte në kërkim policor pasi që ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar nga Interpoli për veprën penale ‘Grabitje’.

    Pas arrestimit të tij, Policia në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës kanë kryer bastisje në shtëpinë  e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar 28 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

    “Policia ka siguruar urdhër për kontroll nga organet e drejtësisë, me që rast është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Malishevës.  Gjatë kontrollit, policia në shtëpinë e të dyshuarit: A.K., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar tri çanta në të cilat kishte 28 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Pesha e përgjithshme e kësaj lënde është 30 kg e 330 gramë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

    Policia ka njoftuar mbrëmë se ka intervistuar të dyshuarin dhe ndaj tij ka iniciuar rastin ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge‘.

    Pas përfundimit të procedurave, me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinasja e “dashuruar” pas motorrave, 24-vjeçarja: Nuk martohem me vello por me miniq, e hypi edhe vjehrren në motorr

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.