Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tërmkolli: Po të ishte gjallë Rugova do të çonte letër në Speciale në mbrojtje të UÇK-së

    05/04/2023 12:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Melihate Tërmkolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas fillimit të gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan GazetaDemos.

    Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se po të ishte gjallë Ibrahim Rugova do të dërgonte një letër në Speciale, në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe popullit të Kosovës.

    Tërmkolli tutje ka kritikuar Presidenten dhe Kryeministrin që s’kanë reaguar fare në lidhje e gjykimin në Speciale.

    “Presidentja u muar me  plotësimin e “stafit” të saj, ndërsa Kryeministri dhe ndihmësit e tij me ”Zajedenicën””, shkroi ajo.

    Reagimi i plotë i saj:

    Po të ishte Presidenti Rugova, e pakta që do të bënte dje, ai do të niste një letër Gjykatës Speciale në mbrojtje të luftës së UҪK-së dhe popullit të Kosovës për çlirim nga okupatori gjenocidal serb dhe do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarëve. Burrështetasi e patrioti i vërtetë, në rend të parë vë interesin e shtetit!

    Asnjë fjalë nga Presidentja, tani! Asnjë fjalë nga Kryeministri, tani!

    Ku po jetojnë përfaqësuesit më  të lartë të Kosovës, në çfarë planeti janë?!

    Presidentja u muar me  plotësimin e “stafit” të saj, ndërsa Kryeministri dhe ndihmësit e tij me ”Zajedenicën”!

    Turpi ka emër e mbiemër!

    Dhe jo vetëm turpi!

    Artikuj të ngjashëm

    Duda Balje i përgjigjet Melihate Tërmkollit pasi kërkoi arrestimin e saj: Ligjet bëhen në Kuvend e jo në tavolinat e Bashkësisë Islame

    Tërmkolli e bindur: Vështirë që VV e arrinë edhe një herë 50%

    Tërmkolli për Kurtin: Njëherë mori turr, tani është tërhequr nga gjithçka në veri

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.