Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haradinaj përkujton të rënët e 5 prillit në Drenicë e Gjilan

    05/04/2023 11:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj  gjatë ditës së sotme ka kujtuar masakrat serbe në Drenicë e Gjilan.

    Haradinaj në fjalën e tij përkujtimore ka vënë theksin në njërin nga bashkëluftëtarët e tij, Naser Brahimaj, shkruan GazetaDemos.

    “Sot në 24-vjetorin e rënies, kujtoj me respekt heroizmin e bashkëluftëtarit tim Naser Brahimaj, njëri prej figurave më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo vetëm në fshatin Shqiponjë e Dukagjin, por edhe në fushëbeteja të tjera anë e kënd Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

    Tutje Haradinaj ka kujtuar edhe të vrarët në Rrezallë të Drenicës e në Llovcë të Gjilanit.

    “Sot kujtojmë po ashtu vëllezërit dhe motrat tona në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit, të cilët u vranë vetëm sepse besonin në liri. Këto masakra, nga të cilat ende ka shumë të pagjetur, janë plagë e pashërueshme edhe sot”, ka shtuar Haradinaj.

    Sot bëhen po ashtu 4 vjet prej kur është ndarë nga jeta zëri i UÇK-së, Fetnete Ramosaj.

    “Sot gjithashtu, u bënë 4 vjet pa gruan e cila bëri dhe shkroi historinë, zërin e UÇK-së, bashkëluftëtaren time Fetnete Ramosaj. Përjetësisht përulem para sakrificës së atyre që dhanë nga jeta e tyre për lirinë tonë! Kujtimi për ta do të jetë i përhershëm”, ka përfunduar Haradinaj. /Demos/

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinasja e “dashuruar” pas motorrave, 24-vjeçarja: Nuk martohem me vello por me miniq, e hypi edhe vjehrren në motorr

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Të Fundit

    Ekipi turk i monitorimit në KFOR me kontribut të madh në ofrimin e sigurisë në Kosovë

    Ardon Jashari te Milani, java tjetër vendimtare

    Stigma dhe mungesa e trajtimit: Sfida e personave me çrregullime mendore në Kosovë

    Vdes 25 vjeçari në Fier, dyshohet se konsumoi fotoksinë

    Olta Gixhari shkëlqen në Mallorca me stil veror dhe bukuri natyrale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.