Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shqipe Selimi shpërndan fjalimin e Rexhës: Përgjithmonë UÇK

    04/04/2023 21:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shqipe Mehmeti Selimi ka shpërndarë fjalimin e bashkëshortit të saj, Rexhep Selimi, i cili po mbahet në Hagë.

    “Përgjithmonë UÇK”, ka shkruar shkurt Selimi në Facebook.

    Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, në fjalimin e tij ka kërkuar nga Dhomat e Specializuar që opinionet politike që ka pasur me ish-krerët tjerë të UÇK-së të mos përdoren si fakte juridike kundër tyre.

    Në adresimin e tij para trupit gjykues, ai ka thënë se këto deklarata nuk duhet për përdoren as kundër Thaçit, Veselit dhe Krasniqit.

    Selimi është shprehur i bindu se bashkë me të tjerët do të dalin fitimtar në fund të procesit.

    “Më duhet të theksoj e të them se dallimet dhe opinionet politike mes nesh nuk duhet dhe nuk mund të përdoren si fakte juridike kundër askujt e po ashtu kundër ne të bashkëakuzuarve. Në këto qaste kur ne flasim e po na shohin qytetarët, kam shumë besimin se të gjithë së bashku do ta nxjerrim të vërtetën. Dhe unë bashkë me bashkëluftëtarët e mi do të kthehemi të lirë, për të cilin luftuam gjatë gjithë jetës tonë”, ka thënë ai mes tjerash.

    Më tej, ai ka përmendur masakrat që kanë bërë forcat serbe në Kosovë.

    “Lufta nuk është e mirë asnjëherë e për askënd. Ne luftën nuk do ta zgjidhnim kurrë as si profesion e as si pasion. Por ishte domosdoshmëri për mbijetesën si komb e shoqëri. Shtypja vazhdonte në anën tjetër ndaj shqiptarëve. Serbia kreu qindra masakra, vrau mbi 12 mijë shqiptarë. Forcat serbe dhunuan mijëra gra e vajza të pambrojtura. Dogjën me qindra mijëra shtëpi. Dëbuan gjysmën e popullatës. Ne asnjëherë nuk bëmë atë që bënte Serbia. Nuk përgjigjemi njëjtë”, ka thënë ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Raportohet se Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk e voton Donika Gërvallen për kryetare të Kuvendit

    Mbrojtja pritet t’i thërrasë deri 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Gucati: Shteti nuk ka bërë asgjë për neve, jemi të dëshpruar që nuk na vizitoi Kurti – Bislimi e Aliu e vizituan vetëm Rexhën

    Të Fundit

    Bien pritjet e mërgimtarëve te Dheu i Bardhë, rriten në Merdarë

    E kryer, Eberechi Eze do të vesh fanellën e Arsenalit

    Rusia frenon negociatat, ministri i Jashtëm Lavrov kërkon të përfshihet edhe Kina, zhgënjehet Trump

    S’mjafton goli i Shaqirit, Basel barazon me Copenhagen

    Çmimet po “fluturojnë” çdo ditë, ankesat e qytetarëve s’i merr askush parasysh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.