Kombëtarja U17 e Kosovës ka vazhduar me grumbullimet përgatitore për kualifikueset e Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë, derisa këtë fundjavë përgatitjet u mbajtën në Gjilan.
Ekipi i trajnerëve ka përcjellë me vëmendje të gjitha përgatitjet dhe ka vendosur për listën përfundimtare të grumbullimit për ekipin që do ta përfaqësojë Kosovën në raundin e dytë kualifikues të Kampionatit Evropian, transmeton GazetaDemos.
Kosova U17 është pjesë e Grupit E të kësaj faze kualifikuese, së bashku me Ukrainën, Belgjikën dhe Estonin.
Federata e Volejbollit të Kosovës do të jetë organizatore e kësaj faze kualifikuese të Evropianit mes datave 21-23 prill, derisa të gjitha ndeshjet zhvillohen në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.