Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    GLPS-ja kërkon riformatim të Qeverisë, kritikon punën dyvjeçare të ekzekutivit

    30/03/2023 12:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur një konferencë për media ku është folur për temën “Dy vjet qeverisje Kurti II: Cilat ishin arritjet dhe ngecjet që karakterizuan vitin e dytë?”.

    Në këtë konferencë drejtoresha e GLPS-së, Arbëresha Loxha-Stublla, ka kritikuar Qeverinë për mosplotësim të pozitave e mbajtjen e tyre me ushtrues detyre, shkruan EO, transmeton GazetaDemos.

    “Konsiderojmë që viti i dytë i qeverisjes është karakterizuar me pozita me ushtrues detyre. Ky vit e ka gjetur Qeverinë me vetëm 4 sekretarë të përgjithshëm me mandat. Qeveria ka dështuar të bëjë emërimin e kandidatëve meritorë. Moskompletimi për një kohë të gjatë i pozitave, Ministria e Shëndetësisë ka qenë pa ministër e Policia e Kosovës pa drejtor”, ka theksuar Loxha-Stublla.

    Ajo ka thënë se përkundër performancës së pakënaqshme në disa dikastere, riformatimi i Qeverisë nuk ka ndodhur.

    “Edhe përgjatë këtij viti ka pas probleme si rezultat i bashkimit të ministrive. Përgjatë këtij viti edhe te kjo Qeveri sikurse në qeveritë e kaluara nuk kemi pasur publikimin e raporteve të punës”, ka theksuar Loxha-Stublla.

    Sa i përket sistemit të drejtësisë, ajo ka thënë se vlen të përmenden operacionet e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri dhe rastet si “Subvencionet” dhe “Brezovica”.

    Megjithëkëtë Loxha-Stublla ka theksuar se konsiderojnë që Qeveria duhet të fokusohet në hartimin e politikbërjes në trajtimin ne rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    “Konsiderojmë që si Qeveria ashtu edhe institucionet e drejtësisë duhet të bëjnë përpjekje për koordinim më të mirë”, është shprehur ajo.

    Sa i përket politikës së jashtme, ajo ka thënë se Kosovës i është dashur të përshtatet me realitetin gjeopolitik. Pozitiv e kanë konsideruar aplikimin në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.

    “Kosova u përball me pengesa të rëndësishme në kuptim të punëve të jashtme. Ndonëse janë bërë përpjekje për të marrë njohje të reja të njëjtat nuk kanë ndodhur”, ka theksuar Loxha.

    Ka përmendur edhe raportimet për përfshirjen në një skandal financiar të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, duke thënë se nuk është mirë që ai të vazhdojë ta mbajë pozitën e ambasadorit.

    Ndërsa menaxherja e programeve në GLPS, Njomza Arifi, ka thënë se një nga nismat më të rëndësishme sa i përket administratës ka qenë procedimi i Ligjit për zyrtarët publikë dhe atij për Paga. Por sipas saj ka qenë shqetësuese mospërfshirja e komenteve të SIGMA-s zyrës së Bashkimit Evropian dhe shoqërisë civile në draftimin e këtyre ligjeve.

    Emini ka thënë se Qeveria edhe gjatë vitit të dytë nuk ka arritur të shënojë progres në procesin e racionalizimit të agjencive të pavarura.

    Sa i përket integrimit evropian ajo ka theksuar se edhe në vitin e dytë ai ka mbetur në suaza të kufizuara kryesisht rreth Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim (MSA).

    Por GLPS-ja ka konsideruar se përmbushja e vetëm gjysmës së obligimeve të dala nga Plani i Zbatimit të MSA-së, nuk është e mjaftueshme.

    Në procesin e dialogut me Serbinë, Emini ka thënë se Qeveria ka vazhduar të jetë proaktive e poashtu edhe konstruktive.

    Por sipas saj ka pasur një mungesë të dialogut me partitë opozitare.

    Për Planin evropian ka theksuar se në parim nuk është ai nuk është i keq, por është i pamjaftueshëm e nuk siguron një njohje de-jure të Kosovës nga Serbia.

    Sipas Eminit, Asociacioni nuk duhet të jetë pika kryesore e diskutimit./Demos/

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinasja e “dashuruar” pas motorrave, 24-vjeçarja: Nuk martohem me vello por me miniq, e hypi edhe vjehrren në motorr

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.