Ngjarja e fundit në Top Channel ka ngjallur reagime të shumta nga shumë personazhe, për këtë ka reaguar edhe këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e BBVA Filloreta Raqi-Fifi, shkruan GazetaDemos.
Vrasja e punonjësit të sigurisë ishte e papranueshme për të gjithë.
Fifi është pyetur lidhur me këtë rast.
Ajo tha se sulmi ndaj televizionit është i papranueshëm.
Këngëtarja u shpreh se përveç eksperiencës së fundit, Top Channel ishte shtëpia e saj.
“Përtej çdo gjëje… Ajo që ka ndodh është e tmerrshme… Top Channel ka qenë shtëpia ime… kam punu 4 vjet në atë vend, në atë institucion… përveç eksperiencës së fundit. Media nuk preket! Ngushëllime familjes së të ndjerit.”, ka shkruar Fifi.