Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vetëm edhe tri ditë afat, 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë

    29/03/2023 08:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rreth 2 mijë e 500 deklarime të pasurisë janë dorëzuar deri të martën në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, derisa kanë mbetur edhe tri ditë deri në mbylljen e afatit. Janë rreth 5 mijë zyrtarë, të cilët obligohen të deklarojnë pasurinë, në të kundërtën do të përballen me gjoba e kallëzime penale.

    Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj thotë për Ekonomia Online se deklarimi i pasurisë është duke vazhduar me avazin e vjetër, duke u lënë për ditën e fundit.

    Buleshkaj tha se ata të cilët nuk e deklarojnë pasurinë do të gjobiten deri në 500 euro.

    “Deri më tani rreth 2500 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë nga rreth 5 mijë të cilët janë të obliguar, por janë edhe 30 për qind të tjerë të cilët kanë filluar plotësimin e formularit, sepse tash e kemi vënë në funksion deklarimin elektronik të pasurisë edhe jemi në ngjarje se ku janë zyrtarët me plotësim të këtij formulari. Presim që edhe ky grupi tjetër i rreth 1 mijë e 300 apo 400 zyrtarëve ta plotësojnë shumë shpejt. Fatkeqësisht prapë po vazhdon ai avazi i vjetër ku deklarimi pasurisë kryhet në ditët e fundit, përderisa afati i fundit për deklarim të pasurisë është e premtja, prapë kemi një numër shumë të madh të atyre të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë”, tha ai.

    Ai shtoi se mosdeklarimi me kohë është duke shkaktuar edhe problem, pasi gjatë plotësimit të formularit në momentet e fundit po bëhen gabime të mëdha.

    Shkak i gabimeve, thotë se mund të përfundojnë në Prokurori.

    “Kjo mënyrë e punës dërgon tek një problem që mund ta kenë këta zyrtarët në të ardhmen, sepse duke plotësuar formularin në momentet e fundit, po lëshohen shumë gabime të cilat pastaj mund të kenë pasoja të mëdha, qoftë në kallëzime penale, të cilat mund të përfundojnë në Prokurori”, tha ai.

    Buleshkaj tha se me ligjin e ri parashihet se të gjithë ata që nuk e deklarojnë me kohë pasurinë gjobiten më gjobë deri në 500 euro, e më pastaj ju jepet një afat shtesë prej 15 dite për ta dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë.

    “Ligji i ri i cili e parasheh dhe e rregullon mënyrën e deklarimit të pasurisë e ka paraparë që secili zyrtar i cili nuk e deklaron në kohë, e pranon një gjobë mandatore. Po besojmë që në javën e parë të prillit të gjitha ata zyrtarë të cilët nuk e kryejnë në kohë do ta marrin një gjobë e cila është deri në 500 euro, apo 30 për qind e pagës së tyre. E pastaj ju dhurohet një afat shtesë prej 15 ditësh për ta dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë. Pas kësaj kohë të gjitha këto raste me automatizëm do të kalohen në Prokurori”, tha Buleshkaj.

    Artikuj të ngjashëm

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

    Të Fundit

    E trishtë në Greqi: 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë

    Tasholli thotë se Vetëvendosje është “e plagosur politikisht”: Me Haxhiun po tentojnë ta mirëmbajnë pushtetin

    Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis 

    Çitaku: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me një lëndë të re

    Franca në gjendje emergjente, mbyll mbi 1300 shkolla për shkak të nxehtit ekstrem

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.