Zyra e Kryemnistrit të Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur agjendën e ditës së sotme të Albin Kurtit.
Në komunikatën e saj ajo bën të ditur se Kurti pritet të ketë sot një ditë dinamike me vizita të bizneseve, projekteve e shkollave, transmeton GazetaDemos.
Për më tepër kjo është agjenda e tij e plotë:
1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në lansimin e projektit “Përafrimin e ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”.
VENDI: Hotel, Swiss Diamond
KOHA: 10:00
2. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton shkollën “Hello”, Gjilan.
VENDI: Shkolla “Hello”, Gjilan
KOHA: 13:15
3. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton biznesin “Albimi LTD”, Gjilan
VENDI: “Albimi LTD”, Gjilan
KOHA: 15:00