Policia e Gjakovës ka shqiptuar gjoba ndaj dy automjeteve që kanë zhvilluar shpejtësi dyfishin e lejuar.
“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë realizimit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën Pejë-Prishtinë në fshatin Kijevë, me datën 26.03.2023, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar dy automjete, ngasësit e të cilave në këtë segment rruge ku kufizimi i shpejtësisë është 100km/h zhvillonin shpejtësi prej 218km/h, respektivisht 226km/h”, thuhet në njoftim të policisë.
Ndaj dy drejtuesve të automjeteve, policia ka shqiptuar gjoba prej 300 euro, 3 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për tre muaj.