Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ​Suedia ofron mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës 

    27/03/2023 13:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Suedia ofron mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, priti të hënën në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. Aty u konfirmua mbështetja e Suedisë ndaj Kosovës në proceset euro-integruese, veçmas në anëtarësimin në Këshill të Evropës. Derisa u bë e ditur se kompania suedeze e veturave Volvo pritet të hap së shpejti degën e saj në Kosovë.

    Pas takimit me ambasadorin Westerlund, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Arbëreshë Hyseni-Kryeziu, në një konferencë për media, tha se Suedia e cila udhëheq me Këshillin e Bashkimit Evropian, po punon edhe për shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës për marrjen e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE.

    “Me ambasadorin Westerlund folëm specifikisht për proceset integruese në për të cilat po kalon Kosova dhe atë që Suedia po bën gjatë këtyre muajve kur edhe po udhëheq me presidencën e Bashkimit Evropian. Sigurisht ka mundësi që nga afër të diskutojë qoftë me pesë vendet jonjohëse apo me vendet të tjera që janë të përfshira në proceset integruese, në të cilat është e përfshirë edhe Republika e Kosovës. Këtë po e bën dhe po e mbështetë jashtëzakonisht shumë shtetin tonë. Ne kemi parë se Suedia publikisht dhe hapur e ka ofruar mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe ka pranuar edhe aplikacionin për anëtarësim në Bashkim Evropian. Këtu pozicioni i tyre mbetet pak më i mbyllur për shkak të faktit se ata po udhëheqin me presidencën, jo se ata janë kundër apo kanë vërejtje për këtë çështje”, tha ajo.

    Krahas kësaj, Kryeziu-Hyseni, bëri të ditur se ambasadori Westerlund, iu ka konfirmuar se shumë shpejtë kompania Volvo do të hapë degën e saj më të re në Kosovë.

    “Po punohet jashtëzakonisht shumë që të sjellën investitor të huaj, më specifikisht nga Suedia në Republikën e Kosovës. Me sa duket na u tha se jo shumë larg do të shkojë prej kur Volvo do të hap degën e saj më të re këtu në Kosovë. Jo vetëm Volvo, kemi edhe dy kompani të rëndësishme që tashmë kanë hapur bizneset e tyre”, tha ai.

    Në anën tjetër, ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund nuk pranoi të prononcohet para mediave në lidhje me këtë takim.

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinasja e “dashuruar” pas motorrave, 24-vjeçarja: Nuk martohem me vello por me miniq, e hypi edhe vjehrren në motorr

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.