Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Presidenti austriak e quan marrëveshjen e Ohrit gurthemel në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë

    27/03/2023 13:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ka dolur për aneksin e propozimit evropian për dialogun.

    Ai vlerësoi përparësinë që ka ky dialog për Kosovën dhe Serbinë, si dhe faktin që dy vendet janë  të ndërgjegjshme se pa marrëveshje nuk mund të jenë pjesë e BE.

    “Unë vetëm e mbështes atë çfarë tha Presidenti Begaj, bisedimet negociatat në Ohër dhe si ta quaj tani, nën drejtimin e zotit Borrell ose me pjesëmarrjen e tij, mendoj që mund të ishte një gur themelor në procesin e… le mos ta quajmë pajtim, por në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Siç e dini, në fakt u bë një lloj marrëveshjeje por në mungesë të një nënshkrimi zyrtar nga pjesëmarrësit nga presidentët”.

    “Megjithatë kjo patjetër që është një afrim në këtë proces që nuk duhet nënvlerësuar. Në fakt, unë e kam parë nga afër sepse e kemi presidentin Vuçiq dhe presidentin e atëhershëm të Kosovës në Alpah në Austri që kanë bërë biseda të dy së bashku. Që atëherë ka qenë goxha përparësi që u fol direkt njëri me tjetrin edhe pse nuk pati rezultate konkrete, por palët biseduan së bashku nga afër. Dialogu midis këtyre vendeve sigurisht që është i vështirë, por të dy janë të ndërgjegjshëm që pa marrëveshje nga të dyja palët, të dyja vendet nuk do kenë të ardhme drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh Van der Bellen./tvklan.al/

    Artikuj të ngjashëm

    “Bota Serbe”, nuk është shushuritja e fundit e Serbisë neofashiste

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Të Fundit

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Beogradi e ‘aktivizon’ sërish UNMIK-un

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.