Modelja e njohur, Gigi Hadid, ka dhënë një deklaratë mbështetëse ndaj ish të dashurit të saj, Zayn Malik, me të cilin e ka një vajzë dy-vjeçare, Khai.
Një burim për Us Weekly ka treguar se Hadid nuk e ka problem aspak lidhjen e re të Malik, për të cilën është duke u përfolur se është me këngëtaren e njohur, Selena Gomez, shkruan Dailymail, transmeton GazetaDemos.
“Gigi nuk ka asnjë problem me Zayn që takohet. Për sa kohë që ai është i lumtur dhe i qëndrueshëm, dhe vazhdon të jetë një prind i mirë me Khain, ajo është mirë me këdo që ai del”, ka thënë Hadid.
Hadid dhe Malik dhe u ndanë në tetor të vitit 2021./Demos/