Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Emocionohet në studio Sami Lushtaku: Më 7 mars në orën 2 të mëngjesit kam shkuar tek varri i Adem Jasharit

    26/03/2023 19:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të rralla janë rastet kur eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të shihen të mërzitur në publik, e veçanërisht në intervista para kamerave.

    Mirëpo, kur flitet për familjen e kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari e familjet e dëshmorëve, vështirë se mund t’i kontrollosh emocionet.

    Kaq të vështirë e kishte edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Drenica, Sami Lushtaku i cili gjatë kohës që fliste për këto tema u emocionua në studio, e që kulmi i emocioneve ishte teksa fliste për trajtimin e institucioneve shtetërore karshi kategorive të luftës.

    “Unë me 7 mars kam shkuar kah ora 2 e natës para vorrit të komandantit legjendar të Adem Jasharit e familjes së tij, të Ilaz Kodrës e shumë bashkëluftëtarëve të mi, kjo është një situatë tepër e rëndë, me kalimin e kohës emocionet janë prezentë, nuk është e lehtë kur i sheh familjet e dëshmorëve e invalidëve, nuk është e lehtë, ne që kemi pasur fatin të jemi gjallë sot, unë mendoj që më lehtë e kanë ata që kanë vdekur se ne, edhe ne jemi njëfar kufoma të gjalla. Kur e sheh që shtetit yt nuk ia jep meritat atyre që kanë bërë shumë për këtë vend, përjashto ne që jemi të gjallë, por të paktën ata që kanë vdekur, politika nga njëherë i përkujton këto familje vetëm në përvjetor, duhet të shikohen se si ndjehen ata e jo vetëm si figurë”, ka thënë mes emocionesh Lushtaku, shkruan GazetaDemos.

    Intervista e plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    I tha të shkojë tek psikiatri, Lladrovci i përgjigjet Sami Lushtakut

    Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Deklarata më e poshtër, e padrejtë të merret me ata që janë në Hagë

    Lushtaku: Kurtit atë ditë që i humb zgjedhjet ka me ik prej Kosovës

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.