Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Lushtaku për luftën heroike në Drenicë: Kemi dashur të jemi shembull se si me vdek për atdhe

    26/03/2023 11:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në shumë raste është diskutuar se sa grupe kanëfunksionuar gjatë luftës në Drenicë, mirëpo sipas Sami Lushtakut, nuk ka as edhe një dilemë që në zonën ku edhe vet ka operuar ka pasur vetëm një grup, ai i Adem Jasharit.

    Lushtaku në emisionin “n’Demos” ka deklaruar se familja Jashari ishte e njoftuar me rrezikun që u kanosej, pasi ishte nën vëzhgimin e forcave serbe pothuajse gjatë gjithë kohës.

    “Me Ademin gjithmonë i kemi nda detyrat, ai e ka pasur një grup, unë një grup, Jakup Nura po ashtu e Ilaz Kodra, jemi ndarë se kemi dashur që të dërgojmëmesazh tek një pjesë e shqiptarëve që thonin se nuk ka shqiptarë që guxon me vra policë serbë. Në atë kohënuk ka qenë e lehtë me qëndru i armatosur në shtëpi, kohëve të fundit Ademi e Hamëza shumicën e kohës e kanë kaluar tek shtëpia e tyre, edhe pse janë vëzhguar vazhdimisht nga fabrika e municionit, familja Jashari e ka ditur saktë këtë, unë asnjëherë se kam menduar qëkemi me pasur fatin me masivizu masën dhe me ndodh një luftë frontale me Serbinë, ne kemi dashur të jemi shembull se si me vdek për këtë vend”, ka thënë ai.

    Ish-eprori i UÇK-së ka përmendur edhe një udhëtim qëkishte së bashku me kryekomandantin në Gjermani, e që aty filluan edhe përgatitjet e para ushtarake për luftëkundër Serbisë.

    “Kur unë kam shkuar në Gjermani me Adem Jasharin në vitin 1990, kemi bërë plan se kush duhet të shkoj nëstërvitje ushtarake në Shqipëri, aty e mora një mesazh nga vëllau, që djali i tij ka kancer, aty unë ndahna me Ademin e ai kthehet në Kosovë, ai shkon me grupin e tij në stërvitje ushtarake, e unë shkoj me vllain nëGjermani, më pas kam qëndruar me fëmijët e tij nëGjermani, djali i vllaut vdiq, në të pame vijnë policia serbe dhe i marrin peng dy nipa të mi, një djal tëmotrës dhe një të agjës, hyjnë në familjen time, e gjejnënjë pushkë me fishekë, aty i thonë policia serbe se ne do të më kapin të gjallë edhe mua por edhe bashkëfshatarët e mi”, është shprehur ai.

    Intervista e plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    I tha të shkojë tek psikiatri, Lladrovci i përgjigjet Sami Lushtakut

    Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Deklarata më e poshtër, e padrejtë të merret me ata që janë në Hagë

    Lushtaku: Kurtit atë ditë që i humb zgjedhjet ka me ik prej Kosovës

    Të Fundit

    Varroset 27 vjeçari që vdiq në Lipjan

    Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në një barnatore në Graçanicë

    BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

    Rama akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit: Rrezik alarmant, janë prekur të gjitha shërbimet jetike

    Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.