Një rrëfim ndryshe mbi të kaluarën e tij, ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku e ka dhënëkëtë të shtunë në emisionin “n’Demos”, ku mes shumë ngjarjeve, është ndalur edhe tek përplasja e parë e armatosur me forcat serbe.
Ai ka thënë se shpëtimi i tij erdhi për faktin që kishte një revole me vete, e që të njëjtën e kishte bartur gjatëgjithë kohës ku do që kishte shkuar.
“Unë e kam pas fatin e keq, se përplasjen e parë e kam në vitin ’90, kur policia serbe tenton të më ndal me makinë, pasi isha duke shkuar tek një dasëm të mikut tim në Polac, aty policia tenton të më arrestoj, por fatmirësisht kam qenë i armatosur gjithëherë me njërevole, dhe kemi filluar të shkëmbejm të shtëna, fal asaj revole që unë e kam bart me veti nuk kanë mundur tëmë arrestojnë, e prej atij momenti unë kam qenë gjatëgjithë kohës në mal. Edhe familja Lushtaku njihet historikisht për përplasjet me regjimin”, është shprehur Lushtaku, shkruan GazetaDemos.
Që nga viti 1991, bashkëluftëtari i Adem Jasharit thotëse kanë dalur haptas kundër regjimit në atë kohë, ndërsa i ka veçuar edhe aksionet e para që i ndërmorën në zonën e Drenicës.
“Aksioni i parë ka ndodhur tek familja Jashari në vitin ’91, kur tentuan forcat serbe me hy dhe me arrestuAdem Jasharin, dihet çfarë rezistence ishte, që nga ajo kohë, pjesa më e madhe e jona kemi dal haptas në mal të armatosur, që nga ai moment kemi filluar edhe aksionet e para që nuk janë të pakta, kanë qenë dy raste në Drenas, një rast në Skenderaj, në Mitrovicë e në Vushtrri, pjesën më të madhe të tyre kam marrëpjesë, do t’i veçoja rastet e Drenasit, ku në atë të parin në stacionin e autobusëve, ku cilësohet si aksioni i parëi UÇK-së me këtë emër, kam qenë me Ramiz Lladrocin, Jakup Nurën edhe Ilmi Zeka, i cili nuk ka marrë pjesënë aksion drejt për drejt po ka qenë me neve krejt kohën”, ka thënë ai.
Rrëfimi i plotë i Sami Lushtakut: