Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Musliu-Shoshi thumbon Kurtin: Shko puthja dorën Thaçit, e Mustafës shtroja një darkë për kërkim falje

    23/03/2023 20:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, tha se kryeministri Kurti duhet të japë dorëheqje pas zhvillimeve të fundit në dialog.

    Sipas saj kryeminstri është narcist.

    “Qëllimin e vetëm e kishte krijimin e një monstrumi të frikshëm e të rrejshëm. Tani ky monstrum që e krijove për të ardhur në pushtet, të ka ngulfatur në çdo vendim që e merr. Një prej monstrumeve është edhe asociacioni apo Zajednica.  E kemi pasë të qartë ku do të vish, deri në këtë pikë ku ke ardhur tani. Zajednicës ia ke shtuar edhe disa kompetenca. Rrugëdalja e tanishme e vetme që e ke është të japësh dorëheqje, por në mendjen e një narcisti siç jeni ju, kjo nuk ekziston”, tha ajo.

    Deputetja i kërkoi Kurtit që të të shkon të ja puth dorën ish-presidentit Thaçi.

    “Unë për juve i kam tri propozime: të blesh një buqetë me lule, të blesh një biletë dhe të shtrosh një darkë. Ke tri destinacione të ndryshme, bëjë këtë veprime si obligime morale. Me biletë shko në Hagë, shko tek George Washingtoni i Kosovës dhe ia puth dorën atij edhe shokëve të tij, falë tyre e ki mundësinë me shku vetëm më një këmishë në Ohër e me u kthy në Kosovë. Buqetat me lule shko dhe dërgoi tek varret e atyre të rinjve që kanë vdekur duke i besuar kauzës tënde të rrejshme për Zajednicë”.

    Teksa edhe i tha që ish-kryeministrit Isa Mustafa të ia shtrojë një darkë për kërkim falje.

    “Ata nuk kanë nevojë për falënderim e as kërkim falje nga ti, ti e ke obligim moral sepse ke ardhur pushtet duke i denigruar të gjithë ata. Darkën e shtron për profën, i vetmi person që të kam dëgjuar duke i thënë prof është Isa Mustafa, ai në fund e meriton një kërkim falje nga ti. Kërkoju falje atyre që të kanë votuar”, ka thënë Musliu-Shoshi.

    Artikuj të ngjashëm

    Memli Krasniqi jep detaje për kandidatët për komuna: Agim Aliu, Shaqir Totaj, në Mitrovicë Arian Tahiri… 

    Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

    Kurti: Po vazhdojnë punimet për rrugën Prizren–Tetovë, pritet të nisin punimet nga Maqedonia e Veriut

    Të Fundit

    Melinda s’fshihet më, shkëmben puthje të nxehtë me të dashurin

    Milani ndërpret bisedimet me Leverkusenin për Granit Xhakën, mësohet arsyeja

    Ku është Khamenei?

    Koci – Kurtit: Ngulmi për Haxhiun s’është më bindje politike por kapriçio personale

    Franca thotë se pengoi disa dronë të nisur drejt Izraelit para armëpushimit me Iranin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.