Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, për motive ende të panjohura. Rasti ka tronditur familjen dhe dëshmitarët, kur e kuptuan se ajo ia kishte vënë flakën vetes.
Sinjalizuesit kanë bërë me dije se gruaja fatmirësisht është shpëtuar nga Zjarrfikësit, por ka pësuar djegie të shkallës së lartë, prandaj ende s’dihet gjendja e saj.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe komandanti i Zjarrfikësve në Gjakovë, i cili bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia dhe Autoambulanca.
Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet, ndërkohë që viktima po merr trajtim mjekësor.