Mbrëmjen e djeshme deri sa të gjithë banorët e tjerë flinin gjumë, tre banorë kanë qëndruar zgjuar Lorenci, Gerti dhe Jori kanë përgaditur një prank për banorët tjerë, shkruan Gazeta Demos.
Duke bërë rrëmujë të madhe gjatë mbrëmjes duke derdhur ushqime në dysheme, duke përmbysur divanët dhe qdo gjë që ju dilte përpara.
Ndërsa gjatë ditës së sotme ka ardhur një zarf në shtëpi të cilin e ka lexuar Luizi.
“Tre prej jush kanë pasur një mision te përcaktuar nga vëllai i madh, ku do te ishin ninxhat e natës, duke krijuar situata te ndryshme ne shtëpi, pa treguar qe e kishin ketë mision. Detyra juaj është te hamendësoni se kush janë tre ninxhat, nëse përgjigjja juaj është e sakt do te keni te gjithë ju një avantazh, nëse ninxhat nuk zbulohen do te kenë vetëm ata një avantazh”, thuhet në zarf.