Shërbimi i Rojës Kufitare të Ukrainës njoftoi të enjten nënshkrimin e një protokolli me Moldavinë për kontrollin e përbashkët në pikën e kontrollit hekurudhor Serpneve-1 – Basarabeasca.
Protokolli është nënshkruar nga krerët e departamenteve të kufirit dhe doganave, thuhet në një deklaratë të publikuar në Telegram shkruan AA, transmeton GazetaDemos.
Ai shtoi se marrëveshja “do të përmirësojë sigurinë, do të promovojë zhvillimin e potencialit tranzit dhe do të intensifikojë aktivitetet tregtare dhe ekonomike” midis dy vendeve./Demos/