Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar sot se tani e rëndësishme është që të nisë zbatimi i plotë i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ohër.
Stoltenberg ka potencuar se marrëveshja duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt nga të dyja palët.
“Edhe unë e mirëprita marrëveshjen, dhe e rëndësishme tani është zbatimi i plotë, shpejtësia dhe zbatimi i plotë i marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Dhe sigurisht, ne mbështesim fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE, aleanca e NATO-s dhe mbështetja politike e NATO-s. Ne kemi qenë në kontakt të ngushtë me BE-në, por edhe me Prishtinën dhe Beogradin dhe sigurisht i mbështesim edhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore përmes misionit tonë të KFOR-it, afër 4000 trupave të NATO-s në Kosovë, të cilat janë kyçe për të lehtësuar dhe mbështetur një proces politik. Pra, ne e mirëpritëm marrëveshjen, mesazhi është që ajo duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt nga të dyja palët”, ka thënë ai.