Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Si ta largoni lodhjen fizike dhe psiqike?

    22/03/2023 09:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lodhja mund të mos jetë një çështje mjekësore, megjithatë ajo ka ndikim në jetën tonë.

    Ajo ndikon negativisht në punë, familje dhe marrëdhëniet shoqërore.

    Shkaqet e lodhjes mund të jenë psikologjike dhe fizike.

    Lodhja për shkaqe fizike zakonisht nxitet nga prania e sëmundjeve si anemia, diabeti apo tumoret.

    Lodhja për shkaqe psikologjike nxitet nga stresi, mungesa e gjumit, ankthi, depresioni.

    Për fat të mirë lodhja mund të largohet falë disa ndryshimeve në stilin e jetesës.

    Kurat Kundër Lodhjes

    Qumështi I Ngrohtë

    Një gotë me qumësht të ngrohtë gjatë ditës mund t’i japë freski trupit dhe trurit.

    Gotën me qumësht mund ta pini edhe në mbrëmje për një gjumë të qetë.

    Në të mund të shtoni edhe një majë luge me kanellë pluhur.

    Kjo e fundit ndihmon edhe për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut dhe për të çliruar stresin mendor.

    Hurmat E Arabisë

    Duke ngrënë tre ose kater hurma Arabie të shoqëruara me qumësht të ngrohtë, do t’i jepni trupit energjinë e munguar.

    Hurmat e Arabisë janë shumë të mira për të plotësuar nevojat e trupit për disa ushqyes.

    Për më tepër ato janë ideale për të larguar dhimbjen.

    Aktiviteti Fizik

    Ecja dhe ushtrimet janë të rekomandueshme për të trajtuar dhe larguar lodhjen dhe drobitjen.

    Nëpërmjet aktivitetit fizik sado të vogël, ju mund të riktheni energjinë e munguar.

    Të dhënat tregojnë se 60% e njerëzve ndihen më energjikë pas stërvitjes ose aktivitetit fizik.

    Trajtime Të Tjera Kundër Lodhjes

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, duhet të keni parasysh edhe rekomandimet e mëposhtme.

    Hani Shëndetshëm

    Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se acidet yndyrore Omega-3 përmirësojnë funksionet e trurit, humorin dhe janë thelbësorë kundër plogështisë së mesditës.

    Energjia Do Ushqim

    Nëse dëshironi të përmirësoni energjinë tuaj çdo ditë, zëvëndësoni proteinat shtazore me ato bimore.

    Proteinat bimore janë të dobishme për bakteret e mira në aparatin tretës dhe forcojnë imunitetin.

    Ato kanë aftësinë të përmirësojnë humorin.

    Agroweb.org do t’ju rrëfejë menunë e një dite ideale pa lodhje.

    Mëngjesi

    Një lëng me fruta pylli.

    Përzieni në mikser gjysmë gote me fruta pylli, avokado dhe dhe një gotë qumësht soje.

    Ky lëng do t’ju plotësojë nevojën për fibër dhe proteina dhe do të mbajë nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme deri në drekë.

    Dreka rreth orës 12.00-13.00

    Supë me thjerëza dhe sallatë jeshile.

    Thjerëzat dhe sallata jeshile janë një kombinim fantastik që ofron proteina, fibër, hekur, kalium, zink, folat dhe shumë të tjera.

    Pasditja

    Fruta dhe arrorë. Kjo dyshe fantastike përbën ekuilibrin e duhur të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave që do ju japin fuqi deri pasdite.

    Darka së paku 2 orë para gjumit

    Perime. Kombinoni pak fasule, sallatën jeshile, domatet, avokadon në një pite të hollë misri.

    Ky është një vakt i lehtë dhe ideal për darkën./AgroWeb.org

    Artikuj të ngjashëm

    Si i bëri për spital disa serbë Mr Bee me shokun e tij, tregon vet ai

    Gjykata merr një vendim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj gjinekologut Afrim Veliu

    Mr Bee rrëfen për përplasjen brutale me serbët në Australi: Njërit ia ngula thikën në bark, shoku im e goditi me kazmë

    Të Fundit

    Portugali – Spanjë, ja kur zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kombeve

    Natën e Kurban Bajramit, Izraeli godet Bejrutin

    Koci i drejtohet Haxhiut: Tërhiqu, mos u bëj mashë e askujt

    “Në katun me nubin” Gjesti publikon momente me vëllain e tij duke bërë xhiro

    “Furia e Kuqe” shuan këngën e “Gjelave”, Spanja në finale pas nëntë golave

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.