Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Escobar: Urojmë që Kosova të njihet edhe nga pjesa tjetër e familjes evropiane

    21/03/2023 15:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është pyetur për pesë shtetet e BE-së që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

    Ai tha se për këtë pyetje duhet të japin përgjigje këto vende, por shtoi se shpreson që në një të ardhme të afërt, pesëshja e BE-së të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës.

    “Epo, së pari, çështjen e mosnjohjes nga pesë vende të Bashkimit Evropian duhet t’ua drejtoni atyre. Ne shpresojmë që të gjitha vendet e Bashkimit Evropian ta njohin Kosovën në të ardhmen e afërt. Është e rëndësishme që Kosova, e cila është pjesë e familjes evropiane, të njihet nga pjesa tjetër e familjes evropiane”, u shpreh ai.

    Escobar gjithashtu tha se është e rëndësishme që fqinjët në Ballkanin Perëndimor të njohin njëri-tjetrin.

    “Dhe unë besoj se një nga gjërat që duhet të ndodhë në rajon është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të njohin njëri-tjetrin dhe të kenë marrëdhënie paqësore dhe produktive”.

    Ndërkaq, Escobar dha edhe një koment mbi çështjen e mosnënshkrimit të marrëveshjes së arritur në Ohër.

    “Dhe sa i përket nënshkrimit, dua ta sqaroj: ky është një detyrim ligjërisht i detyrueshëm për të cilin është pajtuar Serbia, ashtu sikurse Kosova. Mesazhet rreth nënshkrimit janë me të vërtetë duke u fokusuar në diçka që nuk ka një ndikim material në faktin se ne kemi një marrëveshje. Është një marrëveshje dhe ne po e trajtojmë si të tillë dhe të dyja palët janë angazhuar me seriozitet në të dhe Bashkimi Europian e ka konfirmuar se ishte një marrëveshje në sytë e tyre, ashtu si edhe të dy liderët. Pra është një marrëveshje. Dhe përqendrimi te nënshkrimi është vërtet i panevojshëm, sepse ne – jemi aty; është një marrëveshje. Dhe ne do të vazhdojmë përpara me këtë”, ka thënë ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Komsioni Europian: Kemi nisur heqjen e masave, hapat tjerë varen nga deeskalimi i qëndrueshëm në Veri

    Ambasadori francez: Kosova ka nevojë për institucione funksionale

    KOSOVA fiton bindshëm ndaj Islandës

    Të Fundit

    Egli vishet me dimija e jelek, a bën për nuse në Pavlan?

    Dodik: Qëllimi ynë kombëtar është bashkimi me Serbinë 

    Kjo është dhurata që Shyhrete Behluli i bëri Engjëllushes për kanagjegj

    Koci: Po flas me të gjithë akterët politik privatisht, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët dhe me e rritë angazhimin

    Mustafa: Qasja e Vetëvendosjes është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.