Profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka thënë se ujdia për aneksin e zbatimit të propozimit franko-gjerman, përmban në vete shumë ngarkesa dhe obligime për Kosovën.
“Ajo që mund të interpretohet është se në disa pika Serbisë i është dhënë mundësia të inkorporohet edhe si shtet-shtet, përmes një autonomie territoriale administrative, politike por edhe si shtet kleriko nacionalist përmes kishës, pra përmes një statusi special që mund të jetë imagjinuar nga përpiluesit për t’ia dhënë kishës ortodokse. Është fjala për një dokument që do ta defunksionalizoj dhe dëmtoj Kosovën”, ka thënë Baraliu.
Më tutje, Baraliu ka thënë meqë nuk pati nënshkrime, më shumë më shumë është si një itenirar dhe një dakordim virtual, sepse derisa nuk është nënshkruar, shumëçka është diskutabile nga këndvështrimi juridik.
“Do të duhej të analizohej para se të ndërmerrej çfarëdo hapi në planin e zbatimit, aq më tepër kur Kosova në këtë aspekt është ngarkuar më shumë duke qenë dyfish e obliguar në relacion me Serbinë, sepse ka një komision të posaçëm që duhet filloj punën menjëherë punën për pikën 7 dhe 10, ndërkohë që Serbia s’ka asnjë obligim, përveç të marrë pjesë në komisionin e monitorimit, ku ka të drejtë që të jap sugjerime, por jo të marrë obligime ka shumë të panjohura”, ka shtuar Baraliu.
Kujtojmë se përveç AAK-së të gjitha partitë tjera opozitare e kanë kritikuar kryeministrin Kurti për ujdinë e arritur në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.