Para dy dite është mbajtur një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Ohër.
Në lidhje me aneksin që u publikua nga BE-ja pas takimit, po vazhdojnë reagimet.
Një nga këto reagimet është edhe ai i Bajram Çerkinit, kryetar i shoqatës “Zëri i Prindërve”, i cili theksoi se është i zhgënjyer nga takimi.
“I zhgënjyer total, i mërzitshëm total. Çdo familje që nuk ka ndi dhe s’ka mujtë me fjet deri sot, mos mu ndi asnjë fjalë e njerëzve të cilët i kanë të humbur edhe 1617 veta. O zotni njerëz janë, fëmijë i kemi, përditë po na qesin ujë të valë në zemrat tona”, tha Bajram Çerkini, kryetar i shoqatës “Zëri i Prindërve”.