Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kryeziu e VV-së: Termin Asociacion nuk e shohim në Dokumentet e BE-së

    20/03/2023 18:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka thënë se termi Asociacion nuk shihet në dokumentet e Bashkimit Evropian.

    Kryeziu ka theksuar se ky vetëmenaxhim do të mund të kontrollohet nga organet shtetërore por që ende nuk dihet se cili do të jetë lloji i vetëmenaxhimit që do të përdoret.

    “Nuk është puna që kemi lojë fjalësh, sepse e kemi parë që situata ka lëvizur dukshëm. Sot jemi në një situatë ku nuk përmendet fare Asociacioni. Termin Asociacion nuk e shohim në Dokumentet e Bashkimit Evropian. Është dakorduar që të ketë vetëmenaxhim për komunitetin serb, megjithatë nuk duhet harruar një gjë të rëndësishme që përgjatë këtyre 10 viteve gjërat nuk kanë ngecur, nuk janë stopuar, ka pasur zhvillime ku në mesin e tyre dhe të atillat që i kemi kundërshtuar në vazhdimësi dhe jemi sot duke u munduar që ta minimizojmë dëmin që është shkaktuar brenda 10 vjetësh duke u mundur që të nxjerrim diçka që dëmin e ka shumë të vogël në krahasim me atë që do të mund t’i ndodhte vendit tonë po të shkonim në implementim të marrëveshjeve të atilla që kanë qenë të planifikuara”, ka thënë ajo për RTV Dukagjini.

    Kur pyetet se si do të garantojë Qeveria e Kosovës që ky mekanizëm që do ta ketë emrin ndryshe nuk do të jetë më problematik, më i dëmshëm ose po aq i dëmshëm sa ajo çfarë është kundërshtuar për vite të tëra siç ka qenë Asociacioni ose Zajednica, Kryeziu ka thënë se “sikur të ishte bërë fjalë për të njëjtën gjë dhe sikur nuk do kishim nevojë që t’ua garantonim qytetarëve që nuk po i bëjmë veprimet e njëjta, Kurti do ta kishte nënshkruar tashmë moti kohë këtë çështje, implementimi do të kishte ndodhur tashmë në Kosovë dhe do të ishte harruar”.

    “Fakti që ka pasur krejtësisht qasje të re të Qeveris edhe fakti që është insistuar që të mos shkojnë përpara vetëm kërkesat serbe përpara, janë në mesin e shumë argumenteve që ne garantojmë që po përpiqemi që të minimizojmë dëmin që është shkaktuar”, shtoi ajo.

    “Nuk do të ketë një lloj mekanizmi që e ka vetëm një emër ndryshe dhe ka kompetenca të njëjta sikurse do të kishte asociacioni, të jeni të bindur që po flasim për diçka krejtësisht ndryshe ku edhe kompetencat do të ndryshojnë dhe mënyra se si do të veprojë ky mekanizëm i ri që pritet të krijohet do të jetë krejtësisht i ndryshëm”.

    “Në aneksin e BE-së nuk ka afate ligjore”.

    Sipas saj, e rëndësishme është që në këtë çështje janë fuqitë e mëdha ndërkombëtare që garantojnë se do të mbikëqyrin shtetet në zbatimin e asaj për çfarë dakordohen.

    “E kemi kritikuar BE-në në kohën kur palët nuk janë trajtuar barabartë, drejtë kur ka pasur avantazhe për Serbinë e kur nuk është trajtuar me avantazh Kosova”.

    Çka tjetër e siguron njohjen De facto?

    Fakti që Serbia nuk do ta pengojë Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare, fakti që kërkohet nga Serbia që t’i heqë të gjitha pretendimet territoriale që i ka mbi Kosovën, fakti që shtetet nuk mund ta prezantojnë njëra tjetrën si shtete të tjera por si Kosovë ose Serbi, janë disa prej elementeve që i bën me dije Serbisë që është koha të hiqet dorë nga këto pretendime që i kanë pasur ndaj Kosovës dhe në momentin kur dakordohesh për një marrëveshje si të tillë i bie që po shkon drejt njohjes, ka thënë deputetja Kryeziu.

    Artikuj të ngjashëm

    Ambasadori britanik: Kosova duhet t’iu besojë aleatëve dhe ta themelojë Asociacionin

    Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin 

    Asociacioni dhe anëtarësimi në KiE – porositë që Sarrazin i solli në Kosovë

    Të Fundit

    “Çka po do opozita?” – deputeti i VV-së publikon “skenarin” e dështimit të seancave të Kuvendit

    Presidenca daneze zotohet se do të punojë për të gjetur rrugë për integrimin e Kosovës me BE-në

    Duda Balje për bllokaden në Kuvend: Fajësia shkon me fuqi, më i fuqishmi është përgjegjësi

    Gazeta gjermane: Edi Rama mes pikturës dhe pushtetit, katër mandate – një rekord në histori

    “Mirëmëngjesi me Liqenin e Zambakëve”, Rama ndan pamje magjepse nga Shkodra

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.