Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    U akuzua se mori 17 mijë euro për sigurimin e vizës sllovene, një muaj paraburgim për të dyshuarin

    20/03/2023 12:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurit H.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Mashtrimi dhe Kanosja.

    “I pandehuri H.H., nga muaji Mars e deri ne muajin Dhjetor të vitit 2022, në Prizren, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e mashtron të dëmtuarin A.A., në atë mënyrë që duke u paraqitur se merret me rregullimin e vizave të shtetit Sllovak, arrin të e vë në lajthim të dëmtuarin A. ashtu që pasi i njëjti shpreh interesimin për rregullimin e vizës sllovake për djalin e tij, i pandehuri H.H., ne vazhdimësi i kërkon të hollat në vlera të ndryshme në emër të procedurave për rregullimin e vizës duke arritur kështu shumën e përgjithshme të të hollave ne vlerë rreth 17.000 Euro, e të cilat para i dëmtuari kohë pas kohe ia dërgon përmes transaksioneve bankare, por që nga ajo kohe i pandehuri as nuk e pajis me vizë e as nuk ia kthen të hollat, me çka me këtë veprim të dëmtuarit A.A., i ka shkaktuar dem të konsiderueshëm material në vlerë të përgjithshme prej 17.000 (shtatëmbëdhjetë mijë) Euro”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

    Sipas kësaj komunikate, me datë 16 dhe 17 dhjetor të vitit 2022, i pandehuri H.H., seriozisht e kanos personit tjetër me fjalë se do ta privojë nga jeta ose se do t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor, te dëmtuarin A.A.

     “Si rrjedhojë e mosmarrëveshjes ne lidhje me rregullimin e vizës, i pandehuri ne gjendje të acaruar përmes telefonit i dërgon te dëmtuarit një porosi me zë duke iu drejtuar me fjalët kërcënuese ne gjuhen boshnjakes se “do të masakroj”, me çka me këtë veprim tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë”, thuhet në komunikatën e gjykatës. Me rastin e caktimit të paraburgimit, kjo gjykatë ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje penale sapo kanë filluar, dhe duke pasur parasysh peshën e veprës

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinasja e “dashuruar” pas motorrave, 24-vjeçarja: Nuk martohem me vello por me miniq, e hypi edhe vjehrren në motorr

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.