Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bashkë me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari, kanë marrë pjesë në takimin e dhjetë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën transmeton GazetaDemos.
Takimi u udhëhoq nga Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd J.Austin III.
Mehaj ka theksuar veçmas faktin se Republika e Kosovës ishte pjesëmarrëse e barabartë mes 54 vendeve aleate, të cilat mbështesin fuqishëm Ukrainën dhe popullin e saj në të drejtën e tyre për të mbrojtur vendin dhe shtetin.
“Ne do të qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të Ukrainës krah për krah me partnerët tanë. Vlerësojmë lartë qëndresën e qeverisë dhe popullit ukrainas si dhe rezistencën e tyre për liri, drejtësi dhe vetëvendosje”, ka përfunduar ministri në Facebook./Demos/