Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Teknologji

    “Meta” shkurton 10 mijë vende pune

    16/03/2023 09:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kompania pronare e Facebook-ut, Meta, njoftoi së fundmi shkurtimin drastik të stafit të saj me 10 mijë vende pune dhe 5 mijë pozita të tjera të hapura, por që nuk kanë punësuar askënd, transmeton Anadolu.

    Bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, Mark Zuckerberg në një postim shkroi se planet e ristrukturimit janë të fokusuara në anulimin e projekteve me prioritet më të ulët dhe uljen e normave të punësimit.

    “Me më pak punësime, kam marrë një vendim të vështirë për të reduktuar më tej madhësinë e ekipit tonë të punonjësve. Presim të shpallim ristrukturime dhe pushime nga puna në grupet tona të teknologjisë në fund të prillit dhe më pas grupet tona të biznesit në fund të majit. Në një numër të vogël rastesh, mund të na duhet deri në fund të vitit për të përfunduar këto ndryshime”, tha ai.

    “Zuckerberg e quajti vitin 2023 si vitin e “efikasitetit”, duke thënë se shkurtimet shërbejnë për të ndërtuar “një kompani më të shkathët dhe më teknike”. “Në Vitin tonë të Efikasitetit, ne do ta bëjmë organizatën tonë më të lavdishme duke hequr shtresa të shumta të menaxhimit”, tha ai.

    Meta pushoi nga puna më shumë se 11 mijë punonjës në nëntor, duke shkurtuar fuqinë punëtore me 13 për qind.

    Çmimi i aksioneve të kompanisë u rrit me 5.6 për qind në 191.12 dollarë në orët e mëngjesit në Nasdaq pas njoftimit, pas mbylljes të hënën me 180.9 dollarë për aksion.

    Artikuj të ngjashëm

    Meta ndalon mjetet me AI në këtë vend për shkak të “rrezikut të dëmtimit të të drejtave themelore”

    Meta po punon në krijimin e çipave të personalizuar të mbështetur nga Inteligjenca Artificiale

    Meta do t’u kërkojë përdoruesve në BE pëlqim për përdorimin e të dhënave

    Të Fundit

    Hidhet brenda hotelit tymuesi i zi, Policia blidnon komplet hyrjen e hotelit ku po qëndron Trendafilova

    Publikohen pamje nga protesta kundër kryetares së Speciales: Veteranët hedhin tym të zi e brohorasin “UÇK”

    Trendafilova në Kosovë, veteranët protestojnë kundër kryetares së Speciales

    Lista Srpska letër ndërkombëtarëve për mbylljen e “Ibar”: S’i besojmë ujësjellësit të Mitrovicës së Jugut

    Dëmtohet me ngjyrë e mjet të mbrehtë tabela ku uron mirëseardhje në Zveçn – VIDEO

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.