Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vdekja e një të burgosuri në Spitalin e Pejës, reagojnë nga KMDLNj

    15/03/2023 14:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjatë ditës së martë në Spitalin Rajonal në Pejë ka ndërruar jetë një person. R.M kishte qenë i burgosur dhe në vuajtje të dënimit, të njëjtit i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore si pasojë sëmundjes. Për trajtim ai ishte dërguar për në spitalin e Pejës. Por aty, kishte ndërruar jetë.

    Për këtë rast kanë reaguar nga KMLDNj.

    Sipas informatave të KMDLNj-së më datë 14.03.2023, në Spitalin Rajonal në Pejë është konstatuar se i burgosuri R. M, i lindur me 21.06.1958 në Viti, ka ndërruar jetë. I burgosuri R.M.ka ardhur me sëmundje dhe komplikime të shumta shëndetësore në burg. Tërë kohën është trajtuar nga mjekët e Stacionarit në Burgun e Dubravës dhe nga konsultantët si dhe sipas rekomandimeve të specialistëve të lëmisë.

    Tutje nga KMLDNj sqarojnë se dje, gjatë ditës, pacienti ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore me simptome se ka pësuar në sulm në zemër.Të dënuarit R. M. i është dhënë ndihma mjekësore adekuate nga mjeku kujdestar dhe është transportuar me autoambulancë të burgut duke iu dhënë ndihma adekuate, re animimi kardiopulmonr tërë kohën.Përkundër këtyre përpjekjeve dhe angazhimit të stafit të emergjencës në SP në Pejë, i burgosuri nuk arriti të mbijetojë sulmit.

    “Të ndjerit i janë përfunduar procedurat e parapara ligjore për vdekje e të burgosurit dhe pastaj është dërguar për autopsi që do të verifikohet shkaku i vdekjes.Pas të gjitha rasteve të vdekjeve të të dënuarve, kemi reagime të shumë institucioneve por nuk kemi pasur deri më tani asnjë iniciativë të ndërmarrjes së veprimeve parandaluese ose që do të ndikonte pozitivisht tek këto raste ose të ngjashme. KMDLNj-ë e ripërsërit kërkesën që të burgosurit me diagnozë terciare, me sëmundje të pashërueshme duhet t’iu ndërpritet vuajtja e dënimit apo t’iu mundësohet trajtimi mjekësor që ia siguron familja nëse kanë mundësi materiale apo pranojnë të kujdesen për të por se mungon një bazë ligjore për këtë,”- thuhet në reagim.

    Sipas KMLDNj-së ky rast nuk është i pari “e nuk do të jetë as i fundit që të burgosurit, pa asnjë shpresë për shërim mbahen në burg ku edhe vdesin e që përgjegjësia i adresohet, pa të drejtë dhe vetëm Shërbimit Korrketues të Kosovës dhe Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve. Ndërprerjes së dënimit për shkaqe shëndetësore dhe të moshës duhet t’iu nënshtrohen vetëm rastet që për shkak të natyrës së veprës, nuk mund të lirohen por se konsiderohet si zgjidhje e përkohshme. Pasi mungon baza ligjore për këtë,KMDLNj do ta përkrahë çdo nismë për ndryshim të Ligjit që e mundëson këtë ndërprerje të dënimit për shkak të gjendjen shëndetësore apo të moshës. Dhe , është koha kur institucionet përgjegjëse duhet të angazhohen të pëmbushin këtë hapësirë ligjore që të gjithë ata që kanë sëmundje të pashërueshme të lirohen nga vuajtja e dënimit deri në shërim të sëmundjes, të cilën nuk ka mundësi ta bëjë në institucionet korrektuese.”

    Artikuj të ngjashëm

    KMDLNj: Rritja e çmimit të rrymës – veprim kriminal, kërkohet protestë gjithë-popullore

    Zyrtarja e KMDK-së thotë se VV e ka kapur trefish këtë ndërmarrje publike: O popull janë t’u na rrejtë

    KMDLNJ: Padia për gjenocid ndaj Serbisë mbetet veç premtim elektoral i Kurtit

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.