Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Rusia pritet ta pezullojë taksën e dyfishtë ndaj vendeve jomiqësore

    15/03/2023 13:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rusia mund të pezullojë marrëveshjet e saj të taksës së dyfishtë me vendet “jomiqësore”, tha të mërkurën Ministria e Jashtme ruse.

    “Ministria e Jashtme dhe Ministria e Financave e Rusisë i ka bërë një propozim Presidentit të Federatës Ruse për të nxjerrë një dekret për pezullimin e marrëveshjeve të taksimit të dyfishtë me të gjitha vendet që kanë vendosur masa kufizuese ekonomike të njëanshme kundër Rusisë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme, shkruan AA, transmeton GazetaDemos.

    Ministria tha se që nga viti 2022 vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.

    Muajin e kaluar, BE e vendosi Rusinë në listën e juridiksioneve jobashkëpunuese në sferën e taksave.

    Ministria tha se veprime të tilla janë “një shkelje e ligjit ndërkombëtar, që i jep Rusisë bazën për të ndërmarrë masa hakmarrëse”.

    “Propozohet që të pezullohet vlefshmëria e këtyre marrëveshjeve (taksës së dyfishtë) deri në rivendosjen e të drejtave të shkelura të Rusisë”, thuhet në deklaratë./Demos/

    Artikuj të ngjashëm

    Lavrov vesh bluzën me mbishkrimin “BRSS”, thotë se Rusia do t’i paraqesë Trumpit një qëndrim të qartë

    Volodymyr Zelensky emëron kryeministren e re të Ukrainës

    Ali Januzi rrëfen takimin me Hashim Thaçin gjatë luftës: “Isha kurreshtar me ditë kush ishte Hashimi sepse na kishte dënuar Serbia dyve”

    Të Fundit

    Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë

    Komisioneri i OSBE’së për pakicat që vizitoi Kosovën ka qëndruar edhe në Veri: Të ketë konsultime efektive me komunitetet jo shumicë

    Halil Matoshi: Kosova është në gjendje permanente jokushtetuese dhe pa Kuvend të konstituuar

    Operacioni i SHKSHMK-së në Bjeshkët e Nemuna, gjenden dy turistët e humbur

    ​Kosova kërkon pyetësorin dhe statusin e vendit kandidat në BE

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.