Kryeministri Albin Kurti ka folur rreth takimit të 18 marsit në Ohër, me presidentin serb Alkesandër Vuçiq, shkruan GazetaDemos.
Ai ka thënë se në takimin e radhës duhet të diskutohet plani i zbatimit të planit franko-gjerman.
“Janë 11 nene gjithsej dhe ne duhet ta diskutojmë planin e zbatimitt. Kam ofruar që edhe me 27 shkurt ta nënshkruajmë planin franko-gjerman, por pala tjetër ka qenë kundër”, ka thënë ndër të tjera Kurti.
Derisa Kurti tha se flen mirë, duke shtuar se vepron edhe si aktivist politik, kur u pyet edhe për punën e tij dhe angazhimin në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Unë mendoj që flej mirë” ka thënë Kurti.