Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës edhe në takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar mbështetjen për Planin e BE-së.
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, pas takimit me diplomatin e BE-së, ka deklaruar se kjo parti do ta votojë planin në Kuvend.
“Kryetari Haradinaj e përcolli të zoti Lajcak, që është për propozimin evropian. Kemi pasur mendime dhe insistime që detaje të vogla të sqarohen dhe janë sqaruar”, ka thënë Gjini, raporton EO.
Ai ka vlerësuar se kjo parti nuk e ka ndryshuar asnjëherë qëndrim në raport me
“E përsërisim edhe njëherë se nuk ka ndryshim të qëndrimit si Aleancë. Nëse një marrëveshje e tillë vjen në bazë të kushtetutës ne e pranojmë edhe në Kuvend. Nuk kemi dilema të mëdha por gjithmonë na duhet pak sqarim dhe qartësi”, është shprehur ai.