Asnjë nga yjet Kardashian-Jenner mund të mos jetë pjesë e “Met Gala” këtë vit pasi e gjithë familja e famshme mori pjesë masivisht për herë të parë vitin që lamë pas.
Burimet thonë për Page Six se CEO i Vogue, Anna Wintour po rishikon listën e të ftuarve në festën vjetore të modës dhe nuk ka vënë re asnjë Kardashian-Jenner pjesë të saj.
Nga ana tjetër një burim pranë klanit Kardashian-Jenner, thotë se nuk është e vërtetë që ato nuk janë të ftuara në ballon e madhe.
Kim mori pjesë në “Met Gala” për herë të parë në vitin 2013 me bashkëshortin e atëhershëm Kanye West ndërsa ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë – dhe që atëherë është bërë pjesëmarrëse në “Met Gala”.