Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Blinken e merr Ned Price direkt në staf, tërhiqet si zëdhënës i DASH-it

    08/03/2023 21:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, po tërhiqet nga detyra këtë muaj, njoftoi në një deklaratë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

    Por, Price do të vazhdojë të punojë drejtpërdrejt për Antony Blinken në Departamentin e Shtetit.

    Ned Price filloi të punojë si zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA më 20 janar 2021.

    Blinken tha se Price filloi të mbajë konferencat ditore për shtyp të Departamentit brenda ditëve pas marrjes së rolit dhe ka mbajtur mbi 200 konferencë që atëherë.

    “Ned filloi si Zëdhënës më 20 janar 2021. Brenda disa ditësh nga marrja e rolit, ai rivendosi konferencat e përditshme të shtypit të Departamentit, duke u dhënë gazetarëve mundësinë që të bënin rregullisht pyetje të vështira për politikën tonë,” tha Antony Blinken në deklaratën e tij.

    “Përgjatë më shumë se 200 konferencave që ka mbajtur që atëherë, ai i ka trajtuar me respekt gazetarët, kolegët dhe këdo tjetër që ndërvepron”, shtoi ai.

    Në një deklaratë, Antony Blinken tha: ”Ned i ka kuptuar me vendosmëri politikat që qëndrojnë në themel të mesazheve tona e bënë atë shumë më efektiv në rolin e tij. Në nivel personal, unë kam përfituar vazhdimisht nga këshillat e tij, ashtu si edhe shumë anëtarë të Departamentit. Për fat të mirë, do të jem në gjendje të vazhdoj ta bëj këtë, pasi Ned do të vazhdojë të shërbejë në Departament, duke punuar drejtpërdrejt për mua”, deklaron ai,

    Artikuj të ngjashëm

    Senatori amerikan i kërkon Blinkenit që gjatë tranzicionit të pushtetit SHBA-ja t’i mbajë sytë kah Kosova

    Blinken: SHBA po mbledh ende fakte rreth shpërthimeve të pejxherëve në Liban

    Blinken dhe Lammy i Britanisë së Madhe vizitojnë Ukrainën në shenjë mbështetjeje

    Të Fundit

    Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

    Sot tentimi i 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit

    Sot mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë Celsius

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.