Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Policia zbarkon në motelin ku po qëndronte Vali Corleone me dy vajza, i gjejnë kokainë

    05/03/2023 12:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pa kaluar 3 muaj nga rasti i fundit për të cilin përfundoi në Polici, Princ Valentino Corleone është futur sërish në telashe. Personazhi kontravers nga Gjilani shumë shpesh di të bëhet kryefjalë e mediave për ndodhitë në jetën e tij. Ai është emër i njohur edhe për organet e rendit për shkak të historisë së tij kriminale, të pasur me vepra të ndryshme penale.

    Rasti i fundit ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku Policia zbarkoi në një motel në Gjilan për të kryer bastisje nën dyshimet për veprimtari e gjësende të kundërligjshme.

    Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për motelin “Grande”, ku po qëndronte edhe Vali bashkë me një shok dhe dy vajza, të cilët u kapën në flagrancë në një dhomë. Kontrolli i kryer nga ana e Policisë rezultoi me gjeten e substancave narkotikë dhe jo vetëm.

    Valit iu gjet një sasi e substancës narkotike, e llojit kokainë, si dhe mbi 10 fishekë, që u sekuestruan nga zyrtarët policorë. Kjo i kushtoi atij me shoqërim në stacion policor, ku dha  deklaratën e tij në lidhje me rastin.

    Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohen rastet për dy vepra penale “Posedimi, i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në  pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Artikuj të ngjashëm

    Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas së tij, një muaj paraburgim për Vali Corleonen

    Abdixhiku e krahason Kurtin me Vali Corleone: Këtyre dyve s’iu ka thënë askush “puna e mbarë”

    Bastisja në shtëpinë e Vali Corleone, Policia jep detaje

    Të Fundit

    Kurti: Kuvendin nuk e themelon vetëm subjekti fitues – ta formojmë së bashku

    OEK prezanton aktgjykimin tjetër që anulon njoftimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë

    Rubio: Irani është shumë larg armës bërthamore pas sulmeve amerikane

    Armëpushimi po zbatohet, i dërguari i Trumpit thotë se bisedimet për paqe me Iranin janë “premtuese”

    Rama ndan foton familjare të darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.