Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arrestohen dy punëtorë të postës në Rahovec, mashtruan qytetarët me para të falsifikuara

    28/02/2023 19:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dy persona janë arrestuar të martën në Rahovec, nën dyshimin se kanë kryer keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për falsifikim të parasë. Ka të bëjë me futjen në shërbim të postës së këtij qyteti të shtatë mijë eurove të falsifikuara.

    Në njoftimin e Policisë thuhet se dyshohet se mbi 2500 euro janë shpërndarë te qytetarët që kanë kryer shërbime në këtë postë, e të cilët janë mashtruar me këto veprime të të dyshuarve.

    “Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJHKEK)-Gjakovë, kanë pranuar informatë nga zyrtarë të Postës së Kosovës se: në postën kryesore në Rahovec, kishin hasur një shumë të monedhave metalike të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara.

    Hetuesit e NjRHKEK-Gjakovë, kanë ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore duke grumbulluar të dhëna se një shumë prej 7000 (shtatë mijë) €, dyshohet të falsifikuara, janë futur në shërbim në postën e Rahovecit.

    Policia ka arrestuar dy të dyshuar, B.D., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar, menaxher në postën në Rahovec) dhe H.D., (viti i lindjes 1989, mashkull kosovar). Në postë janë gjetur dhe konfiskuar, nën dyshimin se janë të falsifikuara, shuma e monedhave prej: 1362 X 2 =2 724 €, 970 X 1= 970 €, 1480 X 0.50=740€, gjithsej 4434 €. Po ashtu, dyshohet se 2566 € janë shpërndarë tek qytetarë që kanë kryer shërbime në këtë postë e të cilët janë mashtruar me këto veprime të të dyshuarve.

    Në konsultim me organet e drejtësisë, janë kontrolluar edhe dy lokacione, shtëpia e banimit e personave të dyshuar dhe një lokal biznesi (dyqan).

    Dy të dyshuarit, janë intervistuar në prezencën e avokateve mbrojtës dhe pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë mbi dyshimin e arsyeshëm se i dyshuarin B.D., ka kryer veprën penale ”keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe i dyshuari H.D., për ”falsifikim të parasë”

    Artikuj të ngjashëm

    Rahovec: Nga 17 deri më 19 prill mbyllen përkohësisht dy rrugë për shkak të punimeve

    Komuna e Rahovecit kujton të rënët nga masakra e Krushës së Madhe në 26-vjetorin e rënies

    Reduktime të ashpra të rrymës në Rahovec, fajëson edhe Qeverinë

    Të Fundit

    Netanyahu nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqe

    Shkojnë mbi gjysmë milioni euro për rreth dy muaj për deputetët e Kuvendit që nuk e kanë nisur ende punën

    Babai e i vëllai e përcollën me lot në sy – doktoresha tha se ka qenë i lidhur edhe kur s’ka pasur shenja jete – çka dihet për vdekjen në Lipjan

    Britania e Madhe rihap ambasadën e saj në Teheran

    Përmbytjet në Teksas – numri i viktimave shkon në mbi 100

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.